Shqiptarët që punojnë në Gjermani në ankth? Mercedes del me njoftimin që mund të prekë mijëra punëtorë

Mercedes-Benz ka njoftuar se do të pezullojë investimet e reja në fabrikat e saj në Gjermani, raporton Albanews24.

Sipas mediave gjermane, kompania po shqyrton mbylljen e dy fabrikave: një për montimin e automjeteve dhe një tjetër për prodhimin e pjesëve.

Kompania po përballet me rënie të fitimeve, konkurrencë nga prodhuesit kinezë dhe kërkesë më të dobët për automjete luksoze në Kinë. Sipas drejtuesit të prodhimit, Michael Schiebe, një orë pune në prodhim në Gjermani mund të kushtojë deri në pesë herë më shumë se në disa vende të Evropës Lindore.

Sindikata IG Metall dhe përfaqësuesit e punëtorëve kundërshtojnë mbylljet dhe shkurtimet e mundshme. Negociatat vazhdojnë, ndërsa ende nuk dihet se cilat fabrika mund të preken apo sa vende pune rrezikohen.