Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u dërguan në spital pas përplasjes së dy automjeteve paraditen e së shtunës në Rrugën e Arbrit.
Në njoftimin paraprak, Policia e Tiranës bëri të ditur:
> Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
>
> Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
>
> Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi: Newsbomb.al