Jonida Maliqi u përplasë ashpër live me psikologen Anjeza Dishnica, zbulohet çka ndodhi

Jonida Maliqi dhe psikologia Anjeza Dishnica debatuan në emisionin “Goca dhe Gra” për vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve në spektrin e autizmit. Maliqi tha se mënyra si iu komunikua diagnoza e të birit ishte traumatizuese për të dy prindërit.

Këngëtarja pretendoi se Dishnica i kishte thënë se djali i saj “nuk do të bëhet kurrë” dhe e kishte këshilluar të mos e dërgonte në kopsht apo në shkollë, por ta çonte për terapi në qendrën e saj.

“Ti i ke parë fëmijët si bankomate, e dashur. Dhe këtu ndahet mjekësia me njerëzoren”, tha Maliqi.

“Duhet të vijë të bëjë 5-6 orë terapi në qendrën time për të përfituar ti paratë tona”, shtoi ajo.

Dishnica tha se i kishte vënë re vështirësitë që në takimin e parë me familjen. Ajo theksoi se vlerësimi duhet të bëhet nga specialistë të fushave të ndryshme dhe se prindërit duhet të informohen për trajtimin.