Shans i artë për shqiptarët/ Luksemburgu kërkon punonjës me këto zanate, pagat arrijnë deri në 7100 euro

Luksemburgu po kërkon profesionistë të huaj

në industrinë hapësinore, inteligjencën artificiale, teknologjitë shëndetësore, ekonominë digjitale dhe teknologjitë e gjelbra. Mundësitë përfshijnë vende pune për inxhinierë, programues, analistë të të dhënave dhe specialistë të energjisë.

Sipas Eurostatit, paga mesatare vjetore, e përshtatur për punësim me kohë të plotë, arrin në 85.600 euro, më e larta në BE. Kjo është rreth 7.133 euro bruto në muaj. Paga ndryshon sipas profesionit dhe përvojës, ndërsa kostoja e strehimit mbetet një faktor për ata që planifikojnë të zhvendosen.

Industria hapësinore përfshin mbi 80 kompani dhe qendra kërkimore. Në teknologjitë shëndetësore operojnë rreth 130 kompani, ndërsa numri i të punësuarve në këtë sektor është rritur me mbi 30% në pesë vjet. Rreth 500 kompani dhe ofrues teknologjish punojnë në fusha si eficienca energjetike, riciklimi dhe teknologjitë e pastra.

Punësimi i shtetasve nga vendet jashtë BE-së, përfshirë Shqipërinë, u nënshtrohet procedurave për autorizimin e punës dhe qëndrimit. Punëdhënësit mund të përdorin procedura më të shpejta rekrutimi për profesionet që autoritetet i kanë identifikuar si fusha me mungesë punonjësish.