E rëndë/ Mërgimtari vjen nga Gjermania për dokumentet e pronës, pak më vonë gjendet i pajetë në banesë

Një 59-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 17:00.

Ai jetonte dhe punonte në Gjermani dhe kishte ardhur në Kosovë rreth një javë më parë për të rregulluar dokumentet e pronës.

Sipas portalit Podujeva Sot, nipi shkoi në shtëpinë e tij pasi familjarët nuk arritën ta kontaktonin dhe e gjeti të shtrirë në dysheme. Ekipi i emergjencës konstatoi vdekjen.

Policia e ka hapur rastin si “Hetim i vdekjes”. Trupi është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e vdekjes.