Luiz Ejlli sërish përballë drejtësisë, ja çfarë pritet të ndodhë më 24 nëntor

Prokuroria e Apelit ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit që shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli dhe bashkëpandehurin e tij, Fatmir Avdurramani. Çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor, me relator gjyqtarin Sokol Binaj.

Ejlli u akuzua për falsifikim dokumentesh në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, pasi kishte humbur licencën e noterit, ai përdori vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e 210 mijë eurove në favor të Avdurramanit.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e dënoi Ejllin me një vit burgim dhe Avdurramanin me 18 muaj. Gjykata e Apelit në Tiranë i shpalli të dy të pafajshëm më 8 maj 2025.