“1 mijë orë filmime er*tike”, zbulohet se për kë e pati fjalen Pandeli Majko

Ish-kryeministri Pandeli Majko u ka kërkuar dorëheqjen eksponentëve socialistë që ai pretendon se shfaqen në filmime kompromentuese.

Sipas burimeve të Panorama.al brenda PS-së, Majko e bëri deklaratën gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të partisë.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, citohet të ketë thënë Majko.

Zbulohet se ai e pati fjalën për eksponentë të lartë që gjenden në pozita parlamentare dhe qeveritare.