Xhensila “përgjigjet” me fotografi provokuese nga New Yorku pas akuzave nga prokuroria

Xhensila Myrtezaj ka publikuar në Instagram disa fotografi nga New Yorku, ku shfaqet e veshur me një fustan të kuq.

Postimet vijnë në kohën kur çështja ndaj saj për evazion fiskal është dërguar në gjykatë. Prokuroria e Tiranës e akuzon për shmangien e mbi 6 milionë lekëve detyrime tatimore për vitet 2023 dhe 2024.

Sipas organit të akuzës, disa depozita të mëdha cash dhe transaksione me pasuri të paluajtshme nuk justifikohen nga të ardhurat e deklaruara të këngëtares.