Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania, por nuk janë të vetmit/ Zbulohen shifrat dhe arsyet befasuese

Nga janari deri në shtator 2026, Gjermaninë e kanë lënë 16.955 shtetas kroatë, ndërsa janë vendosur 7.012 të tjerë. Sipas të dhënave të Destatis, të raportuara nga Index.hr, bilanci i migracionit ishte negativ me 9.943 persona.

Vetëm gjatë periudhës qershor–shtator u regjistruan 8.155 largime dhe 2.992 ardhje. Korriku shënoi numrin më të lartë të largimeve, me 2.460, krahasuar me 714 ardhje.

Trendi ishte negativ edhe në vitin 2025, kur nga Gjermania u larguan 22.691 shtetas kroatë dhe u vendosën 11.352, me një diferencë prej 11.339 personash.

Megjithatë, këto shifra nuk tregojnë se të gjithë të larguarit janë kthyer në Kroaci. Statistikat regjistrojnë lëvizjet sipas shtetësisë, pavarësisht destinacionit përfundimtar.