I kontrolluan dokumentet dhe e vunë në pranga/ Çfarë zbuloi policia gjermane për 29-vjeçarin shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Federale gjermane në Aeroportin e Dortmundit.

Gjatë kontrollit rutinë të dokumenteve rezultoi se ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga autoritetet gjyqësore të Shtutgartit.

Pas arrestimit, ai është vënë në dispozicion të autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme.