1. “Ka edhe disa gjëra të tjera…”/ Jona nuk e mbyll historinë me Doresën, lë të kuptohet se di shumë më tepër

Jona, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 5,

ka deklaruar se nuk ka komunikuar me influenceren Doresa pas daljes nga shtëpia. Dyshja ishte përballur gjatë spektaklit për të kaluarën e tyre dhe pretendimet e ndërsjella për bullizëm.

“Me Doresën nuk kam fol. Kur i pashë gjërat jashtë, se çfarë kishte thënë dhe që kishte vazhduar të gënjente vazhdimisht, nuk e meriton aspak. Por ka edhe disa gjëra të tjera. Ajo, përnjëmend, është një person që shpif”, u shpreh Jona.