E mbani mend Nerminin? Pamja e saj pas kaq vitesh do t’ju befasojë

Selin Demiratar, e njohur për rolin e Nerminit në serialin “Jetë e hidhur” (“Acı Hayat”), është rikthyer në vëmendjen e mediave turke. Në shkurt 2026, ajo u fotografua në një qendër tregtare në Stamboll, me një paraqitje të thjeshtë dhe natyrale.

Aktorja u martua në vitin 2020 me biznesmenin Mehmet Ali Çebi dhe më pas u tërhoq nga aktrimi, duke zgjedhur një jetë më private. Ajo ka treguar se e kalon kohën me bashkëshortin dhe kafshët shtëpiake, ndërsa serialet tashmë i ndjek si shikuese.

“Jetë e hidhur”, i transmetuar gjatë viteve 2005–2007, mbetet ndër projektet e saj më të njohura edhe për publikun shqiptar. Demiratar ka interpretuar gjithashtu në serialet “Adanalı”, “Şüphe” dhe “Huzur Sokağı”.