Qeveria gjermane është e shqetësuar për përhapjen e luftës
në Ukrainë drejt rrugëve detare të tregtisë, raporton “Der Spiegel”, duke cituar burime qeveritare dhe të sigurisë, transmeton Telegrafi. Shqetësimet lidhen me sulmet ukrainase ndaj një anijeje luftarake ruse në Bengazi dhe një anijeje mallrash në Detin Baltik.
Sipas raportimit, Berlini i ka kërkuar Kievit përmbajtje gjatë javëve të fundit, për shkak të rrezikut të përshkallëzimit. Ndërkohë, sondazhet e cituara tregojnë rënie të mbështetjes së publikut gjerman për ndihmën ndaj Ukrainës.
Adis Ahmetoviq, zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të SPD-së, tha se Gjermania vazhdon ta mbështesë Ukrainën kundër agresionit rus. Megjithatë, ai kërkoi kujdes të veçantë në operacionet në Detin Baltik, për të garantuar sigurinë e vendeve bregdetare dhe lirinë e lundrimit.