Vazhdon loja e produksionit! Shqipja hyn përsëri në shtëpinë e “BBVK” – DEL VIDEO

Shqipe Hysenaj, një prej banorëve më të diskutuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova 2” ka hyrë përsëri në shtëpinë e famshme.

Finalja e mbrëmshme nxori Shqipen të tretën më të votuaren, teksa fitues u shpall Lumbardh Salihu, raporton Indeksonline.

Ndonëse ky i fundit fiku dritat e shtëpisë, Shqipja ka hyrë sot përsëri në shtëpi, për të parë për herë të fundit ambientet ku kaloi 100 ditët e fundit.

Ajo falendëroi fansat për mbështetjen dhe gjithë dashurinë që ka marrë nga ta.

Ky është prononcimi i Shqipes.