Opaa.. Pushime me ish-in! Ja si reagoi Nora Istrefi kur u pyet nëse fle bashkë me Robert Berishën

Nora Istrefi ka tërhequr vëmendjen me përgjigjet e saj gjatë një interviste të fundit, ku nuk kanë munguar pyetjet për raportin që ka sot me ish-partnerin, Robert Berisha.

E ftuar në emisionin “Artistët Shqiptarë”, përballë gazetarit Butrint Pasjaqa, këngëtarja foli për karrierën dhe jetën personale, por situata u bë më interesante kur biseda u zhvendos te Roberti.

Këngëtarja tregoi se raportet mes tyre janë të mira, madje zbuloi se kanë kaluar edhe pushime së bashku familjarisht.

Por pikërisht këtu erdhi pyetja që e vuri Norën në siklet: Kur shkojnë së bashku me pushime, a flenë në dhoma të ndara?

Në vend që ta sqaronte situatën, Nora u përgjigj shkurt:

“Refuzoj të përgjigjem.”

Heshtja e saj e bëri edhe më intriguese bisedën, ndërsa gazetari vijoi duke e pyetur nëse ekziston mundësia që ajo dhe Robert Berisha të ribashkohen.

Edhe për këtë, Nora zgjodhi të mos japë një përgjigje konkrete.