Meri ka qenë një figurë mjaft e dashur gjatë qendrimit të saj në BB VIP. Madje Olti Curri e ka përmendur gjithmonë në Livet që realizon në Instagram me Andi Vrapin, Fatma Haxhialiun, Altin Berishën, Lisa Kujofsën dhe Isli Islamin. Olti e ka karakterizuar Merin si një nga personazhet e vetëm me humor brenda BB VIP.
Por teksa Meri u largua nga shtëpia dhe publiku ende ka kuriozitet për të, Olti ka bërë një postim në Instagram, ku shkruan:
“Tashmë u njohëm dhe e dimë që Meri nuk mban inat gjatë. Duke qenë se publiku nuk u ngop me Merin uroj që asaj ti vijë një ftesë nga Ferma VIP . Do jepja gjithçka ta shoh Merin mes fshatit, kafshëve, natyrës si “Zonja nga Qyteti”.
“Ferma VIP” është reality show që pritet të nis në Vizion Plus dhe Tring me producente Holta Dulakun, ku personazhet e famshëm shqiptar do i shohim duke bërë punë fshati. Ndonse dhe Meri do ishim kuriozë ta shihnim si do përshtatej, pasi ajo gjithmonë është e kujdeshme për pamjen e saj, në mes të Fermës ajo do ngjante shumë me “Zonjën nga Qyteti”.