Dua Lipa ka vendosur t’u japë fund lidhjeve TOKSlKE përfundimisht, flet për lidhjet e fundit

Kënga e re e Dua Lipa, “Training Season” u bë më e përfolura pa u publikuar zyrtarisht dhe arsyeja është e thjeshtë, këngëtarja ka goditur sërish me tekstin.

“Kam qenë në një lëmsh takimesh të këqija dhe i fundit prej tyre ma solli në majë të hundës. Të nesërmen mbërrita në studion e Caroline dhe Tobias dhe kur më pyetën si janë gjërat dhe u thashë: Sezoni i trajnimeve (training season) ka mbaruar! Dhe pas disa bisedash dhe shumë të qeshurave u realizua kënga”, ka treguar Dua Lipa.

Më tej, këngëtarja ka shtuar se kjo këngë është mesazh i qartë për vajzat dhe djemtë, por ka edhe kuptim personal për të.

“Sigurisht që është këngë për ndjenjat, teksa i them djemve që të mësojnë të sillen siç duhet në një lidhje, gjithashtu, dua të tregoj se periudha ime e takimeve sa për “trajnim” ka mbaruar dhe unë po rritem pas çdo eksperience. Nuk jam ndjerë kurrë më e qartë, me më shumë vetëbesim dhe e fortë sa tani. Edhe pse në të vërtetë, ky sezoni i njohjeve dhe takimeve mbase nuk mbaron asnjëherë për ne, dua t’u kujtoj të gjithëve se mund të gjesh të bukurën në çdo eksperiencë dhe person. Në një pikë ndalon së kërkuari ‘trajnues’ dhe bëhesh më e interesuar në të pasurin dikë me të cilin do të rritesh”, thotë me tej Lipa.