ARRESTlMI i Liamit brenda në shtëpinë e Big Brother VIP/ SI ARRITI të hyjë në Shqipëri dhe në Reality Show?

Ditën e sotme Liam Osmani ka dalë nga shtëpia e BB VIP pasi Policia ka shpallur arrestin për mashtrim. Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Por ajo që na bën përshtypje është fakti se Liam ka udhëtuar nga jashtë dhe nëse do të ishte në kërkim që në 2022 atëhere ndalimi i tij do të ishte bërë që në momentin e hyrjes së tij në pikën kufitare Rinas, në anën tjetër edhe nëse produksioni ka kontrolluar dëshminë e penalitetit të tij dhe ka rezultuar e pastër, pasi në të tilla raste dëshmia del e pastër atëhere duheshin kërkuar edhe dy vërtetime: një nga Gjykata e Rrethit që nuk ka të hapur ndonjë proces gjyqësor penal dhe tjetra nga Prokuroria që nuk është nën hetim.

Por pikëpyetjet ngrihen edhe për faktin se: mos ndoshta asgjensia që ka bërë denoncimin është kujtuar pasi ka parë Liamin në Big Brother dhe kjo çështje deri mbrëmë ka qenë e harruar. Kështu që është rihapur si çështje vetëm pasi u pa në ekran, duke patur parasysh që Liam ka hyrë lehtësisht në pikat e kontrollit.