Leku letër miq/ EkskIuzive: Pasuria e Luiz Ejllit kalon shifrën e 10..

Ishte senzacion dhe me të drejtë quhet i tillë. Arriti ta fitojë edicionin e dytë të ‘BBVA’, dhe jo vetëm, shkruan nzoom.biz. Ai mori zemrën e miliona shqiptarëve anë e mbanë botë e po ashtu edhe atë të Kiarës. Kjo e fundit është në pritje të ëmbël, teksa dyshja po bëhen prindër të një vajze. Por, sot do të flasim për angazhimet e Luizit, si këngëtar por edhe si aktor.

n’ZOOM muajve të verës ju pati njoftuar që një diskotekë në Ferizaj e pagoi plot 30 mijë euro për një datë.

E, tani mësohet se prej kur Luiz Ejlli doli nga ‘Big Brother Vip Albania 2’, mori famë e vëmendje të madhe mediatike.

Ishte i ftuar kudo, imazh i kompanive nga më të ndryshme e po ashtu edhe poston Story duke etiketuar bizneset e shumta.

Nga kjo kuptojmë se xhepi i tij po mbushet me para dhe n’ZOOM ka hulumtuar e ju sjell informacionin ekskluziv se deri tani Luizi ka rritur pasurinë e tij në 10 milionë euro.

E pabesueshme, por e vërtetë! /nzoom.biz/