Takimi i parë me mamanë pas 3 vitesh, Sara nuk mund t’i mbajë lotët:”Teze, ka ardhur një teta te dera..”

Prej kur u fut në Big Brother,Lesion Liço paralajmëroi publikun se historia e Sarës është shumë e vështirë.

Ajo nuk e bëri dot linjën e jetës brenda shtëpisë,por e bëri tek Bieta Sulo.

Sara ka treguar se kur ka qenë e vogël nuk e ka takuar mamanë e saj për 3 vite dhe kur ajo ka ardhur Sara nuk e ka njohur.

“Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë dhe thashë “Teze ka ardhur një teta te dera…”-tha Sara.