Elia dhe Blerta mikesha? Gazetari zbuion BISEDAT brenda Oborrit Mbretëror

Familja Mbretërore ka qenë kryefjala e mediave përgjatë ditëve të fundit. Sheri mes Princeshë Elia Zaharisë dhe Princ Lekës ka qenë në qendër të mediave si dhe bisedavave të shqiptarëve.

Skandali ka arritur të rrëmbejë një audiencë të gjerë, dhe të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë folur dhe kanë dhënë mendimet e tyre sa i përket kësaj ngjarje. Një prej tyre ka qenë edhe gazetari dhe ish-fotografi në Oborrin Mbretëror, Andi Llabuti.

Së fundmi ai ka zbuluar një tjetër detaj interesant i cili ka lidhje me Blerta Celibashin, fotografen e Familjes Mbretërore e cila po përflitet që është edhe partnerja e re e Princ Lekës.

Llabuti ka treguar se në momentin që ajo ka shkuar në Oborrin Mbretëror nuk e njihte aspak Elian dhe për këtë e ka pyetur Andin. Sipas gazetarit kjo tregon qartë që dy vajzat nuk kanë qenë mikesha ashtu si dhe është përfolur gjerë e gjatë nëpër media e rrjete sociale.

“Unë kam qenë fotograf në oborrin mbretëror dhe kur ka ardhur Blerta, unë e shikoja si kërcënim për vendin e punës sime. Edhe pse Blerta ishte diçka e butë, e ndrojtur dhe mbaj mend shumë mirë një moment kur Blerta u afrua tek unë dhe më thotë.

O Andi kush është princesha nga këto këtu? Ithashë nuk është sot këtu, dhe nuk e njihte ndaj them që Blerta ka ardhur komplet nga diçka që nuk kishte lidhje fare me Oborrin, ku këtu bie poshtë çdo koment që flet lidhur me marrëdhënien që Blerta dhe Elia kanë patur, ku kudo është përhapur se dyshja ishin mikesha me njëra tjetrën”, tha Andi.