Djali i Vuçiqit, vitin e ri e festoi me Radojçiqin e Veselinoviqin, dalin detaje të forta

Fundi i muajit të 9 të vitit që e lamë pas, terrorizoi një fshat të tërë në komunën e Zveçanit, por edhe të gjithë Kosovën. Një grup te rrorist i mirë-organizuar, në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, la të vr arë një polic të Kosovës me gradë rreshter.

Tre muaj pas s ulmit, i kërkuari nga Interpoli, Milan Radojiçiq, festoi natën e dytë të Vitit të Ri në liri.

Një burim i besueshëm i Televizionit ka njoftuar se në ditën e 1 janarit të këtij viti, Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, e ka festuar Vitin e Ri së bashku me prijësit e grupit t errorist, Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Kjo festë është mbajtur në lokalin e njohur të quajtur ‘’Hani Bani’’ në Kopaunik.

Në këtë festë i pranishëm ishte edhe Danijell Gjukiq, një prej pjesëmarrësve në sulmin te rrorist në Banjskë, si dhe shok i afërt i Danilo Vuçiqit.

Institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë paraqitur fakte e dëshmi të lidhjes së aktit t errorist të 24 shtatorit në Banjskë me shtetin e Serbisë, ndonëse këta të fundit janë përpjekur në vazhdimësi ta mohojnë.

Edhe në konferencën e fundit për media të kryeministrit Kurti dhe ministri të MPB-së, Sveçla, në njërën prej foto-dëshmive shihej djali i presidentit të Serbisë, Danilo Vuçiq, me një prej pjesëmarrësve të sulmit të 24 shtatorit.

Për sulmin e 24 shtatorit u fol të martën edhe në parlamentin britanik. Para komisionit për Punë të Jashtme raportoi sekretari Cameron pas vizitës në Kosovë, ku ndër të tjera tha se sulmi i Banjskës ishte shumë i rrez ikshëm dhe se mund të përfundonte edhe më keq.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka deklaruar se edhe një vend tjetër është duke i kryer hetimet për sulmin terr orist në Banjskë, por që nuk po i bën publike të gjeturat.

Deputetja shtoi se NATO-ja nuk e mori parasysh shqe tësimin e saj që tha vitin e kaluar se po kontrabandohen a rmë në Kosovë, të cilat po vendosen në kisha.

Kearns tha se BE dhe SHBA duhet të dalin me përgjigje për Banjskën, meqë kanë vendosur masa ndaj Kosovës./RTK/