Fituesi i edicionit të tretë të ‘Big Brother VIP Kosova’ Drilon Rama aktualisht po e shijon popullaritetin që ka fituar nga kjo eksperiencë.
Ai në rrjete sociale ka ripostuar imazhe të shumta, e mes tyre na ka njoftuar edhe me të afërmit e tij, dajën dhe tezën, shkruan “Kosovarja”.
Skender Hasi dhe Kosovarja janë parë shumë pranë Drilonit duke i dhuruar mbështetje të madhe.
Kujtojmë se Rama ka rrëmbyer çmimin në vlerë prej 200 mijë euro.