“Adi Hila e bëri videon për t’u mburrur me shokët,” Eli Fara publikon mesazhin që po bën bujë

Eli Fara ka publikuar në InstaStory një mesazh mbështetës nga një ndjekës pas qarkullimit të videove intime. Në mesazh dënohet shpërndarja e materialeve private dhe ngrihen akuza ndaj Adi Hilës.

“Dhe Adi Hila, që ka bërë videon, ka bërë pikërisht atë që do të bënte thuajse çdo mashkull shqiptar, për t’u mburrur me shokët apo miqtë se me çfarë femrash merret”, shkruan ndjekësi.

“Eli nuk ka bërë asgjë të shëmtuar apo të keqe. Ka bërë atë që ka pasur dëshirë të bëjë me trupin dhe ndjenjat e saj. Ne si popull e kemi tabu seksin”, thuhet më tej.