Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle Obama, përfliten se po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre.
Aludimet u shtuan edhe më shumë pas lajmeve që ish-Zonja e Parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Donald Trump si president i 47-të i SHBA-së, ndërsa Barack do të jetë i pranishëm.
Mediat e huaja shkruajnë se Michelle gjithashtu ka munguar edhe në funeralin e ish-presidentit, Jimmy Carter, më 9 janar. Shumë komentues në rrjetet sociale u shprehën se ata janë në prag të divorcit.
“Obamat po divorcohen”, shkroi një komentues.
“Një divorc nga Obama nuk do të ishte në parashikimet e mia për vitin 2025, por mund të ndodhë”, tha një tjetër.
Megjithatë, kishte disa që hodhën poshtë këto thashetheme.
“Michelle Obama është në zi / pikëllim për humbjen e nënës së saj… Për më tepër, ajo nuk është një figurë politike dhe ju të gjithë besoni një TikTok për divorcin e saj dhe Barack, sepse ajo humbi një funeral dhe nuk do të marrë pjesë në një inaugurim”, tha një komentues tjetër.
Çifti, i cili u takua për herë të parë në vitin 1989 kur të dy punonin në një firmë ligjore në Çikago, u martuan në vitin 1992. Ata mirëpritën vajzën e tyre të parë, Malia, gjashtë vjet më vonë në 1998, dhe vajzën e tyre të dytë, Sasha, në 2001.