KONTRATË MARRAMENDËSE! Cllevio thyen rrjetin dhe zbulon marrëveshjen B0MBE me kompaninë europiane

1.4 milion euro kontratë muzikore dhe një menaxhim i ri.

Kjo është lëvizja e fundit e Cllevios!

Një marrëveshje milionëshe është bërë publike në rrjetet sociale, dhe në qendër të vëmendjes është Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si Cllevio. Gjatë një komunikimi “live” në TikTok, ai ka zbuluar detajet e kalimit të tij te një menaxhment i ri dhe kontratën me një kompani europiane, duke folur me shifra konkrete.

Për të realizuar këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, Cllevio ka zgjedhur t’i besojë një prej emrave më të njohur të showbizit tonë, Jetmir Agajt. Gjatë bisedës me ndjekësit, ai nuk i ka kursyer krahasimet e forta dhe falënderimet për menaxherin e ri të tij tashmë.