As Enca nuk përmbahet ndaj Dojna Memës ‘Mos u përpiq t’i bësh të gjithë dukën..’

Moderatorja Dojna Mema ka qenë kryefjalë e mediave ditët e fundit, kjo për shkak të një deklarate të bërë në emisionin “Oxygen”, nga Besim Dina, ku ajo foli për jetën luksoze që shfaqet në rrjete sociale dhe “vajzat e Instagram”. Megjithatë jo të gjithë bien dakord me mendimin e saj. Fillimisht ishte Rike Roçi ajo që u kundërvu, e tani më edhe Enca.

Përmes një postimi në Instastory, Enca u shpreh: “Se më vjen për të qeshur kur thonë “Mos u besoni rrjeteve sociale, se gjithçka është një gënjeshtër, njerëzit nuk e kanë atë jetë, janë në të vërtetë të tr ishtuar etj, etj.

Vërtet të gjithë postojmë në social media pjesët më të bukura të jetës (ose thjesht çfarë duam të ndajmë), por ka edhe njerëz që janë vërtet të lumtur, që jetojnë vërtet bukur, që janë vërtet të pasur, vërtet të dashuruar”, u shpreh ajo, duke shtuar: “Por kanë edhe njerëz që e kanë jetë të vërtetë! Mos u përpiqni t’i bëni të gjithë të duken ‘miserable’ që të ndiheni më mirë me veten”.