Baba Mondi flet për herë të parë në detaje për Shtetin Bektashi – SHOKON me deklaratën: lzraelitët i konsideroj..

Udhëheqësi shpirtëror dhe fetar i bektashinjve, Baba Mondi, është personi që ka promovuar idenë e krijimit të një “Vatikani” bektashian në Tiranë.

Nëse nisma kalon shpejt, ai do të jetë kreu i parë i shtetit të ri, transmeton klankosova.tv.

Ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për Jerusalem Post, dhe në të ai ka shpjeguar se ç’nënkupton një shtet i ri i tillë.

”Shteti shqiptar ka të drejtë të miratojë një ligj për këtë çështje. Pastaj, ne mund të shkojmë te komuniteti ndërkombëtar dhe të kërkojmë njohjen e tij”.

”Ne duam të kemi status diplomatik në botë dhe të njihemi si Qendra Botërore e Bektashinjve. Ne duam të përfaqësojmë dhe mbrojmë besimtarët tanë kudo që janë. Qendrat tona komunitare anembanë botës do të jenë pjesë e kësaj Qendre Botërore”.

”Ne jemi duke zhvilluar strategji të ndryshme në lidhje me zbatimin e këtij plani. Por së pari, qeveria e Shqipërisë duhet të miratojë një ligj që ndryshon statusin tonë”.

“Gjëja kryesore dhe e rëndësishme për ne është njeriu, me të gjitha dallimet mes nesh”, theksoi tutje ai.

Baba Mondi ka vizituar Izraelin disa herë dhe shpreson ta shohë përsëri së shpejti. Ai priti edhe grupe izraelite në Shqipëri për të njohur bektashinjtë.

”Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Unë kam vizituar gjithë Izraelin me miqtë e mi atje. Unë isha i ftuar në një martesë hebreje të një miku”.

”Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra”.

”Dy gjëra më lanë shumë përshtypje [kur vizitova Izraelin.] E para ishte mikpritja. Më mirëpritën si vëlla dhe shok. Së dyti, vizitova të gjitha vendet e shenjta. E mora energjinë pozitive nga këto vende dhe besimtarët në to. Nuk po flas për ekstremistët, por për ata që besojnë në Zot dhe jetojnë sipas parimeve të librave të shenjtë”.

”Kemi një lutje që thotë: Të mallkuar janë ata që veshin uniformën e Zotit për të bërë punën e Djallit. Njerëzimi duhet të kuptojë se qeniet njerëzore nuk mund të gënjejnë dy gjëra: Zotin dhe vetveten. Ju mund të gënjeni njerëzit e tjerë, por nuk mund të gënjeni Zotin dhe veten tuaj. Kurani i Shenjtë thotë se ata që e njohin veten e tyre e kanë njohur Zotin. Në ditët e sotme, shumë nuk e njohin veten”.

”Disa kombe në botë shpenzojnë shumë para për ushtrinë. Por njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore, pa ushtri dhe luftëra, për të lejuar që çdo komb të jetë i pavarur. Luftërat dhe vrasjet nuk janë fetare. Ato janë vepra e Djallit. Njerëzit që punojnë sipas mënyrave të Djallit nuk janë njerëz”.