Banori i BBV nuk ndihet mirë, ndjen shtrëngime dhe therje në zemër, ndjekësit dyshojnë për arrest kardiak?

Ndonëse Big Brother Albania ka “mbërthyer” shqiptarët pas rrjeteve dhe televizionit

për të ndjekur çdo hap të VIP-ave tanë, interesi s’ ka arritur të ikë edhe nga ata të Kosovës.

Ish-futbollisti Lumbardh Salihu është një ndër banorët më të komentuar në Big Brother Vip Kosova.

Përgjatë qëndrimit të tij brenda në shtëpi ai ka arritur të fitojë zemrën e mijëra fansave të cilët e ndjekin me interes dhe gëzohen e shqetësohen bashkë me të.

Së fundmi, një video është bërë virale ku ish-futbollisti shihet teksa pëson një shtrëngim në pjesën e gjoksit.

Menjëherë ky moment u shpërnda në rrjetet sociale dhe për të marrë disa klikime dhe

shikime më shumë është “shitur” sikur banori ka pësuar arrest, gjë e cila ka shqetësuar jo pak fansat e tij.

Ndërkohë, më poshtë është video e plotë e këtij momenti ku shihet qartë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Teksa ishte duke folur me partneren e tij brenda në shtëpi, Kaderin, Lumbardhi pëson një shtrëngim në kraharor.

Ai më pas dëgjohet teksa i thotë banores se i ka ardhur si pasojë se është ftohur.

Biseda e plotë:

Lumbardhi: Më therr këtu. Se di jam ftohur ndoshta.

Kader: Ndoshta që po pi cigare beb, edhe kjo është.Pse nuk po shkon njëherë te dhoma ta shikosh?

Lumbardhi: E di ndonjëherë të therr kur je ftohur, muskujt.