Bëhuni gati/ Mërgimtarët kthehen në diasporë, kaq janë pritjet në pikat kufitare

Mërgimtarët kanë filluar të kthehen në vendet perëndimore përmes pikave kufitare me vetura. Për shkak të fluksit të madh janë krijuar kolona dhe pritje të gjata.

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë janë nga dy orë në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është 700 metra.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritje për tu larguar nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, e cila zgjat prej një orë deri në një orë e 10 minuta, ndërsa kolona është 150 metra.

Deri në 15 minuta janë pritjet në Jarinjë, ndërkaq në pikat e tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta./Insajderi.org