Bëhuni gati për FTOHTIN më të madh të këtij dimri, ja si do jetë temperatura këtë fundjavë

Mot i ftohtë do të mbajë në dy ditët e ardhshme në vend, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.Edhe të dielën parashihet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.