Bledi Mane nxjerr bisedën private me Adi Hilën: Përgjigjja e kompozitorit habit

Bledi Mane ka rrëfyer komunikimin që, sipas tij, pati në WhatsApp me Adrian Hilën më 1 tetor 2026, ditën kur çështja e videove private u bë publike.

“Unë i kam shkruar atë ditë në WhatsApp: ‘Shko dorëzohu në polici’”, tregoi gazetari.

“Nxirre një deklaratë publike. Kërko ndjesë për të gjitha gratë, familjet e tyre, njëkohësisht familjen tënde. Dhe shko përballë me institucionet e drejtësisë”, tha Mane, duke përcjellë mesazhin që thotë se i kishte dërguar.

Sipas gazetarit, Hila iu përgjigj shkurt: “Bled, të falënderoj”.