Blero Muharremi, këngëtar i njohur dhe ish-banor i Big Brother VIP Kosova, ka bërë një urim të veçantë për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.
Vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit, Tara, e ka dajë Memli Krasniqin, i cili feston sot ditëlindjen.
Për këtë, këngëtari Blero ia bëri një urim në Instagram kryetarit të PDK-së.
”Urime ditëlindja dajko nga unë dhe Tara. Shumë fat, veçanërisht këtë vit”, shkroi Blero në InstaStory.
Përndryshe, Memli Krasniqi e udhëheq PDK-në si kryetar në këto zgjedhje, duke synuar përmirësim të rezultatit zgjedhor në krahasim me vitin 2021.