Ditën e sotme, Gjesti ka marrë një surprizë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” që e ka emocionuar shumë.
Reperi i njohur, Stresi, ka bërë një gjest të veçantë për banorin, duke i dërguar parashutë.
Në shenjë mbështetjeje për të brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri,
Stresi i ka dërguar një parashutë nga ajri, e cila mbante mesazhin domethënës: “Mos u dorëzo”.
Ky veprim i reperit është pritur me shumë entuziazëm nga Gjesti, i cili u emocionua dhe e falënderoi menjëherë nga oborri i shtëpisë:
“Faleminderit shumë, bro!” – tha ai, i gëzuar nga kjo surprizë e papritur.