Deklarata për Klean dhe Romeon/ Elgiti hyn në BBV, çka ndodhi mes tij dhe Meritonit? – DEL VIDEO

Pak më parë është mbajtur edhe dasma në kuadër të lojës e çiftit Romeo-Heidi brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Ndër të ftuarit ishte edhe Elgit Doda, miku i Romeos.

Mirëpo përpos surprizës për Romeon, të gjithë ishin kuriozë nëse Elgiti do t’i reagonte Meritonit, pasi ky i fundit iu drejtua Romeos se merret me gratë e shokëve.

Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi, madje Elgiti ia uroi fitoren të gjithë banorëve, përfshirë Meritonin.