Deklaroi hapur se ‘orientimi’ i tij është ndryshe, kushërira e banorit të Big Brotherit tregon reagimin e familjes së tij: E pritën shumë..

E afërmja e Bernardit ishte pjesë e panelit në puntatën e parë të Fan Club.

Ajo u shpreh se Bernardi u ndje i detyruar nga situata në shtëpi që ta tregonte në atë moment hapur orientimin e tij seksual.
“E dinte vetëm rrethi shoqëror, jo shumë i gjerë, u ndje i detyruar ta thoshte në atë moment,

ashtu siç u soll situata në shtëpi, nuk ka hyrë me këtë kauzë. Familja e priti shumë mirë, nuk mund ta hedhë poshtë një njeri të familjes.

Çdo baba është krenar, ai ka qenë i martuar me një shtetase angleze e cila ka pasur një histori tjetër martesore, gjatë kohës që ka qenë i martuar fëmija ka marrë atësinë, ai ka edhe një vajzë tjetër biologjike,

është bërë gjysh nga vajza e birësuar, të dyja vajzat e mbështesin shumë”, tha e afërmja.