Gazetari Agon Rexhepi tha në “Ora Shtatë” në Klan Kosova se, sipas informacioneve të tij,
largimi i Behares nga “Big Brother VIP Kosova” lidhej me një çështje familjare. Ai nuk konfirmoi nëse bëhej fjalë për një problem shëndetësor të ndonjë familjari.
Rexhepi vlerësoi se Beharja kishte nisur të merrte më shumë vëmendje në shtëpi, sidomos pas spektaklit të fundit.