Del në pah e vërteta mbi thashethemet që u përhapën se Gjesti është i adaptuar

Gjesti, pseudonimi i artistit Besart Kelmendi, ka zgjedhur muzikën si fushën ku do të shkëlqejë.

Me projektin e tij të parë muzikor, “Idiote”, i cili u kompletua me një klip të punuar deri në detaje, ai tërhoqi vëmendjen e publikut që e mirëpriti menjëherë.

Ky ishte vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë, pasi Gjesti, i njohur për përkushtimin dhe energjinë e tij, nisi menjëherë punën për projekte të tjera.

Pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”, Gjesti, 24-vjeçari nga Pavlani i Pejës, ka tërhequr vëmendjen e publikut me hyrjen e tij të befasishme në “Big Brother VIP Albania”.

Me një karizëm të veçantë dhe mbështetje të fuqishme nga publiku shqiptar, Gjesti ka fituar në zemrat e secilit.

Se çfarë kanë thënë bashkëvendasit, mund ta mësoni duke klikuar videon e mëposhtme./Express