Dikur miq të ngushtë, Ledioni merr vendimin e papritur ndaj Arbanës, si do reagojë ajo tani?

Teksa ende nuk janë konfirmuar lajmet e qarkulluara paraditen e sotme se Arbana Osmani nuk do ta prezantojë BBV3, një kërkim në profilin e Ledion Liços në Instagram tregoi se ai nuk e ndjek më moderatoren në këtë rrjet social, edhe pse ata kanë pasur mjaft miqësi mes tyre në të kaluarën. Por ndërkohë duket se e njëjta gjë vlen dhe për Arbanën:

As ajo nuk rezulton të ndjekë Liçon, e kaq mjaftoi për t`i hedhur më shumë benzinë zjarrit që ndezën pretendimet e largimit të saj nga drejtimi i programit të rëndësishëm të ekranit të njohur.