Dimër ekstrem në horizont? Nga acari arktik te reshjet e dendura të borës, ja kur pritet te nis

Sipas analizës paraprake të meteorologut Slavço Poposki, dimri 2026/2027 në Maqedoninë e Veriut mund të jetë mesatarisht më i butë se zakonisht.

Poposki nuk përjashton periudha me të ftohtë ekstrem dhe pret që ndikimi i El Niño-s në vend të jetë më i kufizuar se në disa pjesë të tjera të Evropës.

Nëse masat e ajrit arktik arrijnë deri në Mesdhe, ato mund të favorizojnë formimin e cikloneve që mund të sjellin reshje të dendura dëbore në vend.

Ende nuk mund të përcaktohet se sa borë do të bjerë apo kur mund të ketë ditë me acar të fortë. Analiza më e plotë pritet të publikohet në dhjetor.