DO JENË RIVAL ME BBV/ Një show si asnjëherë më parë! VIP-at shqiptarë do të bëhen fermerë për çmimin marramendës prej…

‘Ferma Vip’ është një reality show fizik dhe psikologjik i krijuar nga producenti suedez Strix.

Mbi 100 licenca të shitura në mbarë botën dhe të transmetuara në më shumë se 50 vende të botës.

Ky reality do të vijë së shpejti në Shqipëri nga producentja e formateve të njohura televizive, Holta Dulaku.

Producentja Holta Dulaku e cila ka sjellë për herë të parë në Shqipëri patenta ndërkombëtare si ‘Dancing with the Stars’,

‘Tu si que Vales’ në logon e Vizion Plus në muajin mars. Në ‘Fermën Vip’ do të bëhen bashkë shumë personazhe të njohur

të showbizit shqiptarë, të cilët do t’a sfidojnë veten në lojëra e sfida të vërteta dhe tejet interesante

në natyrë dhe një fermë të ndërtuar rishtazi vetëm për këtë format të ri televiziv, që në Shqipëri vjen për herë të parë në Vizion Plus.

VIP-at duhet të punojnë si fermera të vërtetë, duke rritur kafshë dhe duke bërë punë në sektore të ndryshme të bujqësisë.

Dhe sigurisht që për fituesim do të ketë një çmim, që do të jetë në vlerën e 100 mijë eurove.

Kaq tani për tani, VIP-at, prezantuesit dhe opinionistët do ti zbulojmë në ditët në vijim…