Do ndërhyjë policia? Luana Vjollca nuk ia Iëshon shtëpinë ish-it të saj, ja kërkesa e Krenarit

Ditët e fundit media kanë raportuar se çifti i ri i showbizit Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj do bëhen prindër. Ata janë në pritje të një djali.

Ky lajm duket se vulos përfundimisht si të shkuar historisë së lidhjes së Çoçajt me moderatoren Luana Vjollca. Megjithatë, Luana Vjollca mësohet se vijon të qëndrojë në apartamentin luksoz të tij.

Sipas raportimeve, pas ndarjes, Çoçaj i ka kërkuar disa herë Vjollcës të lirojë apartamentin e tij, por moderatorja ka kërkuar disa herë kohë.

Teksa Luana Vjollca po bën rezistencë për të mbledhur plaçkat, nuk përjashtohet mundësia që Çoçaj t’i kërkojë policisë për t’a nxjerrë me forcë moderatoren nga shtëpia e tij tek Kodra e Diellit.