‘Do të isha kallur’, Driloni i tregon Sarës një veprim që mund ta bënte xheloz

Sara dhe Driloni patën një bisedë interesante rreth lidhjeve të kaluara dhe emocioneve që ndiejnë për njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës, Driloni e pyeti Sarën për numrin e lidhjeve që ka pasur deri tani dhe nëse është xheloze. Sara iu përgjigj menjëherë, duke theksuar se ka pasur tri lidhje dhe se është xheloze, por vetëm në nivele normale. Ajo theksoi gjithashtu se ka disa gjëra që mund ta bezdisin në lidhje.

Më pas, Sara i tha Drilonit se, edhe pse ai duket si një person xheloz, ai është gjithashtu shumë i fshehtë për këtë ndjenjë. Driloni e pranoi këtë dhe përmendi një situatë hipotetike, duke thënë se do të ishte jashtëzakonisht xheloz nëse do ta shihte Sarën në kafene të veshur si në Prime.

“Paramendo, nëse do të visheshe në kafene, si në Prime, çfarë xhelozi do të dilja, do të isha kallur,” tha Driloni.

Kjo bisedë ndodhi ndërsa ata po qëndronin jashtë në oborrin e shtëpisë, ku ishte i pranishëm edhe Gjesti, i cili nuk ndërhyri shumë në bisedë, por e ndiqte nga afër diskutimin mes tyre.