“Duan por kanë frikë të ulen me mua nga..” Rama zbulon pse protestuesit refuzojnë dialogun

Në një deklaratë me ministrin e Brendshëm Ervin Demo, kryeministri Edi Rama kritikoi refuzimin e dialogut nga protestuesit.

“Kur u themi që jemi gati të dialogojmë, atëherë këmbëngulja në protestë është e pakuptimtë. Liria për të protestuar është e drejtë, ndërsa dhuna është një krim.

Prandaj jemi këtu për të adresuar ato që i shohim si të rëndësishme. Po marrim masa kundër dhunuesve, kundër anarkisë dhe për ruajtjen e rendit.

Në anën e sigurisë, në anën e garantimit të të drejtave, në bashkëpunim me partnerët tanë, me hapat që hodhëm, do të dalim shumë shpejt me propozime dhe masa konkrete.

Kush thotë që deri më sot kam qenë indiferent ndaj atyre që kanë bërtitur poshtë dritares sime, në fakt, për katër muaj unë kam dëgjuar më shumë se kushdo tjetër, më shumë sesa ata kanë dëgjuar njëri-tjetrin, ku kanë sharë, kërcënuar pa thënë asgjë konkrete dhe duke refuzuar në vazhdimësi që të ulen dhe të bisedojnë.

Kam komunikuar edhe me ta. I kam ftuar, por ata janë karakterizuar nga frika ndaj njëri-tjetrit, se mos cilësoheshin si tradhtarë, që janë një grup antifashistësh të ideologjizuar nga profesori ideologjizues i dhunës dhe që kanë një aftësi dhe kapacitet për të futur të tjerët në terror psikologjik”, tha Rama.