“Teror urban nga..”/ Rama zbulon kontaktet urgjente me Italinë dhe Francën, kush fshihet pas protestave

Në një konferencë me ministrin e Brendshëm Ervin Demo, kryeministri Edi Rama pretendoi se pas protestave qëndrojnë krimi i organizuar dhe faktorë të huaj.

“Qëllimi është shumë i qartë: destabilizim i vendit dhe devijim i rrugës sonë, duke na kthyer pas në të shkuarën”, ka thënë ai.

Rama kritikoi edhe mediat: “Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korruptuara ndaj një liste që të gjithë do t’i bënte të reflektonin dhe relativizimi i mëtejshëm i dhunës gjithnjë në emër të studentëve”.

Ai tha se Shqipëria është në kontakt me Italinë dhe Francën për zhvillimet që i lidh me ANTIFA-n. “Njëkohësisht, në të tria vendet tona, flaka e terrorit urban të ANTIFA-s është shfaqur me forcën e vet të verbër”, deklaroi Rama.

“Këtu nuk ka asnjë moment tjetër transformues përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim, të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të tëra legjitime dhe dhunës, gjuhës së gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve e kërcënimeve që nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duam një të nesërme të sigurt”, ka thënë Rama.