E BUJSHME/ 14-vjeçari u dh*nua nga një burrë i madh pak para ngjarjes së rëndë? DALIN DETAJE SHOKUESE

Një shofer që merrte fëmijët nga shkolla “Fan Noli” për t’i dërguar ata në shtëpi dhe anasjelltas, ka treguar për “News 24” se të premten e kaluar, tre ditë para vrasjes me thikë të Martin Canit, një person i rritur e kishte rrahur atë përpara shkollës.

Shoferi tregoi se Martini 14 vjeçar, i kishte treguar se një “burrë i madh” kishte shkuar të shkolla dhe e kishte qëlluar.

Madje, sipas shoferit, një person me biçikletë është ndalur para shkollës dhe ka debatuar me fjalë me këtë shtetas, se përse ai po rrihte

“Martinin e kishte gjujt një burrë i madh. Fliste me ato të vetat, shante. I thashë mos shaj. I thashë dhe policëve, një burrë i madh e ka goditur të premten, nëse hapni kamerat e gjeni. Atij burri i foli një person me biçikletë, i thoshte si e qëllon ti atë djalin, kush je ti. Dje pastaj nuk e takova dot Martinin, kur shkova unë… Mora kalamajtë klasës së parë dhe kur u ktheva pash shumë fëmijë që po iknin me vrap por nuk e dija se çfarë ndodhi. Sa u afrova, më thanë ata fëmijët hajde shpejt se Martinin e kanë therur me thikë”, u shpreh shoferi që transportonte nxënësit e shkollës “Fan Noli”.