E FUNDIT/ Këngëtari kosovar futet në garë për deputet

Këngëtari i njohur, Lok Komoni, do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Komoni do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Kandidatura e tij do të shpallet së shpejti, teksa Komoni ka marrë përkrahje në këtë rrugëtim të gjatë dhe të rëndësishëm.

Ai u takua edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, me të cilin pati një takim produktiv lidhur me planet e së ardhmës./IndeksOnline/