E HABlTSHME/ BBV3 thyen rekordin e BBV2, ja çka thotë Top Channeli

“Big Brother Vip 3” po thyen çdo rekord të audiencës, duke u kaluar edhe shifrat e një edicioni më parë.

Shifrat e këtij edicioni me të njëjtën kohëzgjatje në nisje të edicionit Big Brother Vip 2 rezulton se 22 ditë BBV3 është parë në youtube 9 milionë orë, ndërsa BBV2 4.3 milionë orë.

Numri maksimal i ndjekësve në livestream në BBV3 ka qenë 189.245 ndjekës, ndërsa në BBV2 numri maksimal i arritur ishte 175 mijë ndjekës.

Jo vetëm në youtube, por edhe në Instagram në vetëm këto tre javë të para është konfirmuar thyerja e të gjitha rekordeve të vendosura në Big Brother Vip 2.

Kështu në BBV2 postimet e instagram jane parë nga 1,5 milonë ndjekës, ndërsa në BBV3, ‘reach’ ka arritur në 5.8 milionë, teksa gjatë kësaj kohe janë shtuar edhe rreth 80 mijë ndjekës në faqe.