Sot, në Podujevë, kandidatja për Presidente Vjosa Osmani dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku janë parë duke diskutuar me qytetarë.
Një video e publikuar nga Podujeva ka nxitur reagime në rrjetet sociale, ku gjatë një ecjeje në qytet, presidentja Osmani shihet në shoqëri të kandidatit të LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni.
Teksa ata po ecnin nëpër qytet, disa qytetarë dëgjohen duke reaguar kundër tyre. Në video, Hyseni dëgjohet duke iu drejtuar qytetarëve me fjalët: “Eh more qena…”, deklaratë kjo që ka shkaktuar kritika dhe reagime të shumta.
Ndërkohë, Osmani dëgjohet duke thënë: “Me ardhë me u përballë nuk guxojnë”.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili e ka cilësuar këtë gjuhë si të papranueshme dhe ofenduese ndaj qytetarëve të Podujevës, duke theksuar se një qasje e tillë tregon arrogancë dhe mungesë të thellë respekti.