Rezart Veleshnja, aktor i njohur i humorit, ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pas një kallëzimi që është bërë kundër tij.
Siç mëson ekskluzivisht newsbomb.al, Veleshnja është akuzuar nga një person se i ka marrë makinën dhe e ka shitur.
Burime të sigurta për redaksinë, kanë konfirmuar se mbrëmjen e djeshme, datë 12 Dhjetor, efektivët e Policisë së Tiranës kanë lokalizuar në një nga zonat e kryeqytetit aktorin dhe i kanë hedhur prangat.
Detajet janë ende të pakta, por newsbomb.al mëson se Rezart Veleshnja ka kaluar orët e para në qelitë e paraburgimit, në zbatim dhe të urdhrit të Prokurorisë së Tiranës, nën akuzën se ka përvetësuar një automjet të një shtetasi tjetër dhe më pas e ka shitur.
Pritet që edhe zyrtarisht, Blutë e kryeqytetit të dalin me njoftim zyrtar për arrestimin e mbrëmjes së djeshme, menjëherë pas kallëzimit të bërë nga personi i mashtruar, se Rezart Veleshnja i kishte marrë makinën dhe e kishte shitur.
Pas një periudhe pauze nga televizioni, Rezarti vendosi që të “suprizonte” fansat e tij duke u bërë pjesë e formatit më të ndjekur në Kosovë, Big Brother Vip. Ndonëse qytetarët prisnin shumë prej tij, rrugëtimi i Rezartit në këtë format nuk zgjati më tepër se një muaj dhe u përjashtua me një “zarf të zi” nga “Vëllai i Madh”.
Aktori, me figurën e të cilit shumë prej nesh janë rritur, u përjashtua nga ky reality show për shkak të shkeljes së etikës. Sipas asaj që produksioni tha gjatë qëndrimit në shtëpi ai u bë protagonist i disa episodeve për ngacmime seksuale, gjuhë urrejtje, fyerje dhe kërcënime.
Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë aktori duhet të përballet edhe me drejtësinë penale për akuzën e “Mashtrimit”.
© Newsbomb.al